Mirë se erdhët në Ueb Faqen e Komunës së Skenderajit

Vizitorë të nderuar, mirë se vini !

Tani e tutje do të kemi një mundësi komunikimi më shumë.
Ueb-faqja e Komunës do t’ju ofrojë informacione të rëndësishme lidhur me organizimin dhe  funksionimin e administratës komunale, aktivitetet e Kuvendit Komunal dhe të organeve të tij; punën e qeverisë komunale dhe të secilës drejtori e shërbim veç e veç...

Do të keni mundësi të njihni profilin profesional të personelit udhëheqës të Komunës.

Të nderuar taksapagues të Skenderajt !

Përmes kësaj faqeje do të keni mundësi të shihni se si po përdoret paraja publike, ajo para të cilën Ju e ndani nga djersa e Juaj për të kompensuar shërbimet të cilat jua ofron Komuna, për të paguar tatimin në pronë etj., si dhe  pjesën e buxhetit nga grantet qeveritare.

Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet të bërit sa më transparente punës së Zyrës së Prokurimit, përmes së cilës shpallen tenderet, konkurset etj.

Në mënyrë përmanente do të informoheni për projektet zhvillimore të komunës.

Të nderuar vizitorë, kudo që jeni!

Vërejtjet, sugjerimet dhe komentet tuaja lidhur me rrjedhat e  përditshme në komunë, me të cilat do të njiheni,  janë të mirëpritura.
Ato mund t’i dërgoni në këtë adresë:info@komuna-skenderaj.org

Ju mirëpresim !

Lajmet

Mbahet takimi i Grupit Komunal për Kthim 11/09/2009

Skenderaj, 11 shtator – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Sasha Rashiq ka inkurajuar të premten në Skenderaj të shpërngulurit të kthehen në pronat e tyre prej nga ishin larguar nga frika e hakmarrjes së mundshme të shqiptarëve, pas çlirimit të vendit më 1999...më shumë

Vizitorë të nderuar, mirë se vini!10/04/2008

Tani e tutje do të kemi një mundësi komunikimi më shumë. Ueb-faqja e Komunës do t’ju ofrojë informacione të rëndësishme lidhur me organizimin dhe funksionimin e administratës komunale...më shumë

Lajmet

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal

Të premten, më 29 janar 2009, është mbajtur mbledhja e rregullt e Asamblesë Komunale të Skenderajt, me pjesëmarrje të të gjithë këshilltarëve, morën pjesë OSBE-ja, Policia e Kosovës, shoqëria civile, etj...më shumë...

Njoftim

Më datën 29 janar, e premte, do të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal në Skenderaj.Mbledhja do të ketë këtë rend dite:më shumë...

Foto Lajm

Skenderaj në Hartën e Kosovës

Kuvendi

Qeveria

Për qytetarët

Udhërrëfyesi