Mbahet takimi i Grupit Komunal për Kthim

Skenderaj, 11 shtator – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Sasha Rashiq ka inkurajuar të premten në Skenderaj të shpërngulurit të kthehen në pronat e tyre prej nga ishin larguar nga frika e hakmarrjes së mundshme të shqiptarëve, pas çlirimit të vendit më 1999. Vet prezenca e ministrit Rashiq në mbledhjen e Grupit Punues Komunal për Kthim (GPKK) ka qenë inkurajuese për pjesëmarrësit e këtij takimi, duke filluar nga kryetari i Komunës Sami Lushtaku, përfaqësuesit e organizatave që punojnë në procesin e kthimit, e më së shumti për përfaqësuesit e serbëve të shpërngulur. Dragolub Millutinoviq, që përfaqësonte interesat e komunitetit të tij nga Runiku, tha se e gëzon fakti i pranisë së ministrit Rashiç në mbledhje, duke mbështet shpresat në përkushtimin e tij për të realizuar projektin e vonuar të kthimit të qëndrueshëm në pronat në vendin e lindjes.


Megjithëse i aprovuar, koncept-dokumenti i hartuar nga Komuna e Skenderajt, është reduktuar nga 1.8 milion në 400 mijë euro, për shkak të buxhetit të limituar. Sipas këtij dokumenti, parashihet ndërtimi i 14 shtëpive për komunitetin serb dhe 5 për shqiptarët. Fatmir Balaj, zyrtar komunal për kthim, duke fol për angazhimin e komunës së Skenderajt, e cila është duke punuar që moti për kthimin e gjithë atyre që janë shpërngulur nga pronat e veta, ka thënë se Skenderaj, veçanërisht Runiku ku pritet të realizohet projekti, ka gjendje të rëndë sociale.


Duke folur për realizimin e projektit për kthimin e serbëve në Bashkësinë Lokale të Runikut, Balaj tha se ai do të nis me fazën e parë, me ndërtimin  e 14 shtëpive për familjet serbë dhe 5 për shqiptarët, për të vazhduar më pas me fazat tjera. Ndërkaq Murat Dauti, kryetar i BL të Runikut, tha se ekziston gatishmëri si nga shqiptarët për t’i pritur ashtu edhe nga serbët e shpërngulur të kthehen në tokat e veta. “Të gjithë bashkërisht kemi punuar që 6 vjet për të krijuar klimë të volitshme për kthimin e zhvendosurve dhe mendoj se ia kemi arritur të krijojmë kushte të përshtatshme”, tha Dauti.

Ministri Rashiq ndërkaq shtoi se kthimi është proces i ndërlikuar, pasi nuk kërkon vetëm kthimin e personave, por edhe integrimin e tyre në shoqëri. “Unë me kryetarin Lushtaku do të takohemi të hënën me kryeministrin Thaçi dhe do të kërkojmë nga ai që të përkrah financiarisht koncept-dokumentin për kthimin e të shpërngulurve në pronat e tyre”, ka siguruar i pari i Ministrisë së Kthimit. Në fund të takimi, u miratua edhe lista me emrat e 19 familjeve të cilave do t’u ndërtohen shtëpitë në Runik.

 

Lajmet

Vizitë punimeve fillestare në Parkun e Biznesit

Skenderaj, 11 gusht –Punëtorët e kompanisë “Europrojekt” nga Skenderaj, me makinerinë e tyre rifilluan në mëngjesin e sotëm punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit “Tehnopolis”, në zonën afër ish Fabrikës së Municionit sipër qytetit...më shumë...

Ftesë publike

Kryetari i Komunës së Skenderajt fton qytetarët për diskutim publik lidhur me buxhetin 2011. Është kjo një mundësi e mirë për qytetarët që të kenë ndikim në prioritetet e komunës...më shumë...

Foto Lajm

Sali Berisha te Jasharët

Kuvendi

Qeveria

Për qytetarët

Udhërrëfyesi