Pak histori

Kalimthi nëpër historinë e Skenderajt

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton që nga kohërat e lashta Ilire e që dëshmohet me dokumentacione arkivore dhe që ka një parahistori të dëshmuar përmes gërmimesh arkeologjike si: Runiku - lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare si Syrigana - kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë - “Gjytet” (gërmadha) etj.

Skenderaj është qendra e një krahine ndër me kryengritëset në gjithë trojet shqiptare. Populli i saj i ngulitur që nga lashtësia në këto troje, gjithmonë, deri në ditët e sotme, ishte i prirur që të mos nënshtorhet ndaj asnjë pushtuesi pa marrë parasysh fuqinë e tij, duke pasur gjithherë për motiv mbrojtjën e trojeve të veta etnike.

Ai u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe me 1891, ia bëri rrafsh me tokë Sarajin që po e ngriste për administratën turke, pikërisht në Skenderajn e sotëm.

Me 1912 , Hasan Prishtina , edhe ky bir Drenice , me prejardhje nga Palaci i Skenderajt , mbajti fjalimin mobilizues pranë Kullës së Ahmet Delisë së Prekazit , trimat e të cilit fshat , në periudha  të ndryshme kohore ndërruan ritmin monoton të historisë dhe mbeten në kujtesën e kombit  si shembujt më tipik se si vdiset për t’u bërë tapia e kësaj toke.

Më 1912, Ahmet  Delia u kundërvihet  hordhive të armatosura serbe që terrorizonin fshatin me ç’rast vret disa ushtarë serbë. Nga kjo ditë, për kohë të gjatë ndërron kursi i sjelljes së xhandarmerisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullatës së pafajshme. Nuk hyhej më kohë e pa kohë për të bastisur shtëpitë shqiptare.

Por jo vetëm Prekazi sfidoi pushtuesit e sidomos hegjemoninë serbe.

 

Drenica dhe vise të tjera shqiptare ishin bërë log betejash  me  në krye Azem e Shotë Galicën në vitet e njëzeta kur hegjemonia serbe po bënte përpjekje të shpërngulte me terror shqiptarët nga Kosova, për ta konolizuar atë me sllavë. Azem Bejta ishte në ballë të çetave kaçake për 12 vjet, deri sa u vra më 1924...

 

E gjthë Drenica u përgjak, prapë, në vitin 1945 ngase bijtë e saj po kuptonin fare mirë se po bëhej tradhti dhe trojet shqiptare prapë po ngelnin nën thundrën sllave.

 

Më1981, Tahir Meha, i po këtij fshati, tregon se si i dilet zot vatanit. Ngujohet në kullë dhe lufton derisa me tanke ushtria moderne jugosllave ia bëri rrafsh me tokë kullën e Emin Latit – gjyshit të tij dhe bashkëluftëtarit të Azem Galicës. 

 

Ushtria Çlirimatare e Kosovës  (UÇK) është themeluar në këto troje... Operacionet militare të ushtrisë serbe në mars të vitit 1998 në Prekaz kundër prijësit dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit,  paraqesin fillimin e luftës së fundit, të përgjakshme, kundër pushtuesve serbë.

 

Adem Jashari,  përfundimisht i bëri të ditur botës  se sa është i lidhur për trualli dhe ç' sakrifica  përmasash mitike është në gjendje të përballojë për lirinë e atdheut njeriu shqiptar e në veçanti shqiptari i Drenicës...

 

                                                                 E. Halimi

 

 

Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn

 

Ndryshimi i emrit nga Serbicë në Skenderaj është bërë në vigjilie të Festës së Flamurit, në Nëntor të vitit 1942, me propozim të sekretarit të Nënprefekturës së Drenicesë, Kadri Sinamati. Emri Skenderaj në fakt qëndron ndryshe prej Skënderbeg.

 

Kukës, Dhjetor

Kadri Sinamati nga Bicaj i Lumës në rrethin e Kukësit është personi i parë që ka pagëzuar me emrin Skenderaj qytezën në zemër të Drenicës, vend i Azem Galicës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Adem Jasharit dhe mjaft heronjve të tjerë të qëndres së rezistencës në Kosovë. Nga Serbicë në Skenderaj, është ndryshuar rreth 8 muaj pas propozimit, në vigjile te festës së flamurit, në nëntor te vitit 1942, pas propozimit të bërë më parë nga sekretari i Nënprefekturës së Drenicës Kadri Sinamati.
Në atë periudhë, të gjitha trojet shqiptare, si në Shqiperi, Kosovë e Maqidoni,kanë qenë të bashkuara dhe drejtohshin nga një qeveri me qendër në Tiranë, e kryesuar nga Rexhep Mitrovica. Kjo vërtetohet me dekumente e fakte të ruajtura nga djali i Kadriut, Qemal Sinamati, me banin në qytetin e Kukësit.


Ndërkohë që kryetari i kuvëndit të Skenderajt, Ramadn Gashi, i ka pohuar djalit te Sinamatit, Qemalit, gjatë një vizitë që ky i fundit i bëri Skenderajt më 3 prill 2003, se në zyrat e Kuvendit komunal nuk ekziston asnjë lloj dekumenti që vërteton ndryshimin e këtij emri, pasi Arkivi i Kuvendit Komunal ishte grabitur nga administrata serbe gjatë largimit, në qershor të 99-ës.

 

Ky fakt e kishte vënë në vështërsi kryetarin e Kuvendit komunal të Skenderajt…! pas presioneve që administrata e UNMIK-ut bën dhe vazhdon të bëjë për rikthimin e emrit nga Skenderaj në Srebicë.

Në bazë të dekumentit dhe dëshmive të tjera që ka Qemal Sinamati nga Kukësi, babai i tij Kadri Sinamati, ka punauar si sekretar i Nënprefekturës së Drenicës në vitin 1940-1942. Propozimi i tij për ndryshimin e emrit nga Srbica në Skenderaj është bërë në fillim të vitit 1942, dhe është bërë realitet në nëntor të atij viti.


Në një deklaratë të noterizuar të Dhomës së Noterëve të Kukësit, me nr.949, të datës 8 maj të vitit 2003, Ismail Muçmata, nga fashati Shtiqë i Kukësit, ish-rojë finance gjatë viteve 1941-1942 në Nënprefekturën e Drenicës, ka hedhur dritë në dëshminë e tij për ndryshimin e emrit të qytezës nga Srebicë në Skenderaj.

 

"Në atë kohë, sekretar i Nënprefektutrës së Drenicës ka qenë Kadri Sinamati nga Bicaj i Lumës, dhe nënprefekt Hamit Salihi nga Prishtina.
Kadriu i propozoj Qeverisë së atëhershme që emri Srebicë të zevëndesohej më emrin Skenderaj. Qeveria e miratoi propozimin e bërë nga Nënprefktura e Drenicës, duke e ndërruar emrin e qytezës nga Serbicë në Skenderaj. Ky vendim është zbatuar në nëntor të vitit 1942",sqaron Muçmata. Një fakt të tillë e pohon edhe Rexhep Gjana nga Kukësi, ish-përgjegjës i Postë Telekumunikacionit në Skenderaj gjatë vitit 1941-1942.Në ditarin e ruajtur nga djali i Rexhepit, Bedri Gjana, mes të tjerash ai sqaron edhe momentin e ndërrimit të emrit të qytezës ku ai shërbente si përgjegjës i PTT-së
.

 

Kam qenë me detyrën e përgjegjësit të Postë Telefon Telegrafit në Drenicë gjatë viteve 1941-1942. Qyteza ku ne punonim quhej Serbicë, ndërsa zona ishte e Drenicës. Nënprefektura e Drenicës me propozimin e Kadri Sinamatit mori vendim që emri Serbicë te zëvendesohët në Skenderbeg, por që do të thirrej Skenderaj. Vendimi i Nënpefekturës me propozimet përkatëse u percoll në Prefekturën e Pejës dhe në Komisariatin e Prizrenit, të cilet e quan propozimin në Qeverinë e Tiranës, dhe pas një muaj erdhi vendim

Lajmet

Vizitë punimeve fillestare në Parkun e Biznesit

Skenderaj, 11 gusht –Punëtorët e kompanisë “Europrojekt” nga Skenderaj, me makinerinë e tyre rifilluan në mëngjesin e sotëm punimet në ndërtimin e Parkut të Biznesit “Tehnopolis”, në zonën afër ish Fabrikës së Municionit sipër qytetit...më shumë...

Ftesë publike

Kryetari i Komunës së Skenderajt fton qytetarët për diskutim publik lidhur me buxhetin 2011. Është kjo një mundësi e mirë për qytetarët që të kenë ndikim në prioritetet e komunës...më shumë...

Foto Lajm

Sali Berisha te Jasharët

Kuvendi

Qeveria

Për qytetarët

Udhërrëfyesi