Fjala e Kryetarit
Të nderuar qytetarë,
Kam nderin të ju drejtohem përmes kësaj ueb-faqeje, e cila tash e tutje do të jetë një dritare nga e cila do të plasohen informacione rreth të gjitha punëve që Komuna e Skenderajt bën dhe ka obligim të bëjë në shërbimin tuaj.
Siç e dini, komuna e Skenderajt është njëra nga komunat më të pazhvilluara në vend. Ajo ka trashëguar nga regjimet e mëparme një prapambetje të gjithanshme, por as nga qeveritë e pasluftës nuk ka pasur një trajtim meritor, kur dihet çfarë kontributi i dha lirisë dhe çfarë dëmesh pësoi nga luftërat kjo trevë...
Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 ka ndërruar qasjen ndaj komunës sonë; ajo ka një qasje më korrekte dhe po bën përpjekje të sinqerta që Skenderaj ta zërë hapin me komunat e tjera, të cilat prej kohesh kanë qenë shumë më të zhvillara.
Janë duke u zhvilluar projekte të shumta, sidomos në ngritjen e infrastrukturës së re, sepse një pjesë e mirë e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta e fundit është riparuar gjatë fazës emergjente dhe viteve në vijim.
Këtë vit janë duke u asfaltuar shumë rrugë, të cilat kanë qenë bërë pothuajse të pakalueshme, janë duke u ndërtuar disa objekte të reja shkollore, banesa për të pastrehët, është ngritur cilësia e shërbimeve dhe disiplina në punën e shërbyesve civilë etj.
Në zgjedhjet e fundit, përmes votës suaj mora besimin që këtë mandat ta drejtoj Komunën, këtë institucion i cili ka obligime të mëdha ndaj qytetarëve.
Ju premtoj se këto obligime, brenda mundësive tona, do të përpiqemi ti kryejmë me ndershmëri dhe transparencë.
Ju më dhatë besimin dhe unë ju jam mirënjohës për të. Do ti qëndroj besnik motos së Sami Frashërit : Ska faj më të madh se shpërdorimi i besimit; ska ligësi më të madhe se mosmirënjohja.
Me respekt !
Sami Lushtaku
Shkarko Plani i punës i kryetarit të Komunës për vitin 2010